16 Janar 2025

Caktohet masa e paraburgimit për veprën penale vjedhja e rëndë

Ferizaj, 13 nëntor - Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit të evidentuar  në çështjen penale kundër të pandehurit A. K shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë nga fshati Orosh – Komuna Mirditë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë  (30) ditëve ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 11 nëntor 2015 dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2015. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Masa e paraburgimit është caktuar konform nenit 509 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe paragrafi 3 të KPPRK-së, ku urdhërohet zbatimi i ekzaminimit dhe dërgimi i  të pandehurit në Institutin Forenzik të QKUK-së, në Ekzaminimin e Detyrueshëm, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatim – observim të natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore, ndikimin që ka pasur gjendja mendore si dhe faktin se a ka mundur që ky i pandehur për t’i kuptuar veprimet e tij në kohën e kryerjes së veprës penale.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)