23 Dhjetor 2024

Caktohet masa e paraburgimit për veprën "mundësim i prostitucionit"

Gjilan, 11 mars – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit L. B. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar dhe ndihmuar për qëllime të ushtrimit të prostitucionit, duke gjetur klientë për t’i shfrytëzuar shërbimet seksuale të dëmtuarës M. R., ashtu që i pandehuri fillimisht kontakton me klientë të ndryshëm, paraprakisht dakordohet për shumën prej 20 Euro, të cilat i merrte për vehte si ndërmjetësues e më pas i njëjti i vë në kontakt me të dëmtuarën, të cilët më pas takoheshin nëpër hotele të ndryshme. 

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, caktimi i masës së paraburgimit në rastin konkret është i nevojshëm. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)