11 Janar 2025

Caktohet masa e paraburgimit ndaj zyrtarit të Komunës së Kllokotit

Gjilan, 10 prill  - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. B.  

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare.

Me këto veprime i pandehuri, kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V. B., pasi që po të caktohej ndonjë alternative do të mund pengohej zhvillimi i procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)