16 Janar 2025

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F. B. dhe V. H.

Gjilan, 6 janar - Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve F. B. dhe V. H..

Të pandehurit F. B. dhe V. H. shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit janë arrestuar me datë 04.01.2016 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa tek gjyqtari i procedurës paraprake janë sjellë më datë 06.01.2016.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)