Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit N. A.
Gjilan, 25 shtator - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit N. A..
Ekziston dyshimi bazuar se me datë 23.09.2019, rreth orës 12:30 minuta, në afërsi të kompleksit të shkollave të mesme, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë tek i pandehuri i pandehuri është gjetur një sasi prej 0.4 gramë e substancës narkotike të llojit “marihuanë”.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një person me të kaluar kriminale dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.