15 Janar 2025

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B.

Gjilan, 23 gusht – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A. B., në kohëzgjatje prej 40 ditë.

I pandehuri A. B. shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21.08.2017 është arrestuar nga zyrtarët policorë, pasi që për të ekziston një urdhërkërkim ndërkombëtar aktiv, duke përfshirë edhe urdhërarrest evropian aktiv.

I njëjti është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I pandehuri A. B., është paraqitur me disa emra të ndryshëm tek autoritetet e vendit, ndërsa është i kërkuar për ekstradim nga autoritetet hungareze.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)