25 Dhjetor 2024

Caktohet masa e paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë të pandehurve

Prizren, 29 shtator – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 27.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.10.2021, ndaj të pandehurve:

- B.Sh., (shtetas i Republikës së Kosovës ) 

- R.I., (shtetas i Republikës së Kosovës )

- M.V., (shtetas i Republikës së Kosovës )

 - S.J., (shtetas i Republikës së Kosovës )

 - S.G., (shtetas i Algjerisë)

- A.H., (shtetas i Sirisë)

 - S.M., (shtetas i Sirisë)

 - M.R., (shtetas i Sirisë), për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

 - H.H., (shtetas i Irakut)

 - S.R., (shtetas i Palestinës) dhe 

 - A.B., (shtetas i Algjerisë)

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve  ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

-  Nga muaji qershor në vazhdimësi deri në shtator 2021, në cilësinë e bashkëkryerësve, të pandehurit, merren me kontrabandë të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake në mes tyre, të pandehurit S.G., A.H., S.M., M.R., H.H., S.R., dhe A.B., (shtetas të  Algjerisë, Sirisë Irakut dhe Palestinës) grupet e organizuara të migrantve i kanë marrë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i drejtuar të njëjtit, i fusin në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë vijës kufitare Morinë - Vërmicë, me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës migrantët i kanë pritur të pandehurit B.Sh., R.F.,, M.V., dhe S.J., (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët duke përdorë automjetet e ndryshme, transportojnë secilën herë nga  25 deri 30, migrantë sirian dhe të shteteve tjera aziatike të cilët në mënyrë ilegale i kishin futur në Kosovë,  të njëjtit i kanë vendosur në një Hotel, nga ku i kanë transportuar në afërsi të pikës kufitare të Jarinjes dhe për këtë shërbim nga secili prej tyre marrin një shumë të caktuar të të hollave, ndërsa me datë 27 shtator 2021 gjatë kontrollit të Hotelit janë hasur 92 migrantë, e duke u transportuar janë hasur mbi 30 migrantë. 

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale ku të pandehurit në bashkëkryerje kanë organizuar në vazhdimësi kontrabandimin e migrantëve të huaj, si dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., dhe S.J. (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët janë kryerës të regjistruar edhe të veprave tjera penale e që lidhen kryesisht me vepra që kanë për qëllim përfitimin e dobisë pasurore. 

Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe ka për qëllim pengimin e ikjes së të pandehurve e sidomos shtetaseve të huaj të pandehur, pengimin e dëmtimit të provave si evitimin e rrezikut të përsëritjes edhe të ndonjë vepre tjetër penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)