Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve
Gjilan, 7 prill - Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një muaji.
Të pandehurit E. A. dhe T. A. shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 4 prill rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.
Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 6 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.