Caktohet Këshilli gjyqësor në rastin Haradinaj
Hagë, 23 korrik - Tribunali i Hagës i ka caktuar Këshillin gjyqësor prej tre anëtarëve që do të drejtojë rigjykimin e Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë.
Kryetari gjykatës së Hagës, Patrik Robinson, e ka emëruar këshillin gjyqësor, i cili përbëhet prej Bakon Xhastis Molloto, që e kryeson këshillin, Barton Holl dhe Xhi Dellvoa.
Pas formimit të këtij këshilli, do të vendoset caktimi i seancës shqyrtuese. Por, sipas statutit të Tribunalit data e gjykimit nuk mund të përcaktohet në këtë fazë. Nga ana tjetër, Tribunali i Hagës shkon në pushim veror prej 26 korrikut deri më 13 gusht.