26 Dhjetor 2024

Caktohen prokurorët për panelet hetimore

Prishtinë, 8 korrik – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 201-të me radhë.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë propozuar emrat e prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore. Emrat e 13 prokurorëve të propozuar janë votuar për një mandat trevjeçar.

Më tej, KPK-ja ka miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim sipas kërkesës së lartcekur.

Në vazhdim është trajtuar Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve të Shtetit, ku është bërë avancimi i dy prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Në fund të këtij takimi është trajtuar Raporti i Komisionit për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, raport ky, i cili është miratuar pjesërisht nga anëtarët e KPK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)