Byhler:Nuk do të ketë reduktime të KFOR-it gjatë vitit 2011
Prishtinë, 16 maj - Nuk do të ketë reduktim të forcave të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2011 ka deklaruar sot në Pejë komandanti i KFOR-it gjenerali Erhard Byhler.
Ai nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e ministrit serb Ivica Daciq rreth ndarjes se Kosovës duke theksuar se kjo është çështje politike.
Këto komente gjenerali Byhler i beri në ceremoninë e ndërrimit të komandës të Grupit Shumëkombësh Perëndim.