Byhler: Trupat amerikane në veri bashkë me të tjerë
Prishtinë, 27 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka thënë se vendosja e paqëruajtësve amerikanë në veri, nuk nënkupton edhe tërheqjen e batalioneve të shteteve tjera nga veriu.
Ekspertët e sigurisë e kanë vlerësuar marrjen e përgjegjësisë për gjendjen në veri nga KFOR-i amerikan, si një sinjal të mirë për përmirësimin e sigurisë në atë pjesë, e cila gjendet jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare.