Burri sulmon ish-bashkëshorten
Obiliq 26 qershor - Një burrë në Obiliq është marrë në pyetje nga policia pasi ka sulmuar ish-gruan e tij.
\"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor\", thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për çështje sigurie të njëjtit i është konfiskuar arma personale, të cilën e posedonte me leje përkatëse.
Në një rast tjetër, në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij.
"Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", raporton policia.
Kurse në Istog është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër ashkali me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
"Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", raporton policia.