Burri rrah gruan
Prishtinë, 24 qershor - Një burrë në Prishtinë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, derisa kjo e fundit e ka paraqitur rastin në polici.
\"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër shqiptare\", thuhet në raportin e Policisë.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.