17 Maj 2024

Burgu pa roje të armatosura e pa kamera sigurie

Prishtinë, 31 dhjetor - Burgu i Smrekonicës është modeli tjetër i burgjeve të Kosovës. Aty të dënuarit kanë liri të plotë brenda një hapësire prej 16 hektarësh. Shumica punojnë dhe kujdesen për rendin shtëpiak dhe për pastërtinë.

Kanë të drejtë të shkojnë vikendeve në shtëpi. Kanë 24 orë telefon pa pagesë. Tre nga 200 të burgosurit janë zanatlinj dhe u shërbejnë banorëve të tjerë.

Shtëpiaku, berberi e bibliotekari jetojnë nën një kulm në Smrekonicë. I kanë bashkuar krimet që kanë kryer vite më parë. Vetëm shtëpiaku e pranon veprën. Dy të tjerët pretendojnë se janë të pafajshëm, ani se janë në fund të vuajtjes së dënimit në burgun e tipit të hapur në Smrekonicë.

Halimi ka qenë berber edhe në liri. Qeth edhe në burg. Njësoj edhe punë shtëpiaku ka kryer Ilmiu.

Përjashtim bën Bajrami që nuk ka punuar në bibliotekë, por në Gjykatën Themelore të Vushtrrisë.

 

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)