03 Maj 2024

Burgu i Sigurisë së Lartë do të ngritë nivelin e sigurisë

Gërdovc, 16 korrik - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka vizituar vendin ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e Burgut të Sigurisë së Lartë, në Gërdovc të Podujevës.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Kuçi tha se qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që të ndërtojë kushte adekuate për të burgosurit.

Ai tha se ndërtimi i Burgut të Sigurisë së Lartë do të ngritë nivelin e sigurisë për gjithë qendrat korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë.

“Të burgosurit do të kenë trajtim ligjor sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Qëllimi im në drejtësi ka qenë të formoj arkitekturën komplete të drejtësisë."

"Me ndërtimin e këtij burgu, të Pallatit të Drejtësisë, gjykatave dhe prokurorive, do të ndërtohet infrastruktura e tërë sistemit të drejtësisë në Kosovë, e gjithë kjo do të ndodhë brenda mandatit tim si Ministër dhe tani pres që të rritet kualiteti i punës së gardianëve, gjyqtarëve e prokurorëve dhe në Kosovë të fitohet përshtypja që sundimi i rendit dhe ligjit janë prioritet”, tha Kuçi.

Përfaqësuesi i UNOPS-it, Fred Frippiat, duke folur për mbarëvajtjen e punëve, tha se projekti pritet të përfundoj sipas afateve të parapara.

Ministri Kuçi pasi vlerësoi bashkëpunimin e të gjithë akterëve që po marrin pjesë në ndërtimin e këtij burgu, tha se përveç 312 dhomave që ka ky burg, nga kursimi që është bërë, do të ndërtohet edhe një pavijon për të paraburgosur me kapacitet prej 78 vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)