Burgu i ri në Gërdoc pa drejtor
Prishtinë, 22 korrik - Numri i aplikantëve për drejtor në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës mbetet i vogël, ndonëse konkursi është hapur që më 28 qershor.
Sipas zyrtarëve, nëse brenda kësaj jave nuk plotësohet numri me të paktën dhjetë kandidatë, atëherë konkursi mund të quhet i dështuar. Deri më tani numri nuk ka arritur as pesë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Shembi Ajrizi UD, ka thënë se ka një numër të paktë të aplikantëve për shkak të kritereve mjaft të ashpra që janë vendosur, shkruan Kosova Sot.
Ndërsa ekspertë të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se për të ardhur në një pozitë të tillë, siç është kjo e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, duhet ti përkasësh partisë në pushtet, ndonjë klani, apo rajonit prej nga vijnë njerëzit në pushtet.