16 Maj 2024

Burgu i Gërdovcit me banorët e parë

Prishtinë, 5 qershor - ​Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës, ka pranuar gjashtë banorët e parë. Ndonëse i ndërtuar për njerëzit me rrezikshmëri të lartë, të burgosurit e parë të transferuar, nuk janë të rrezikshëm, por njerëz që kanë dënime të vogla dhe kanë kryer vepra të lehta penale.
 
 Këtë e konfirmon për gazetën “Tribuna” edhe Shemsi Hajrizi, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Po janë transferuar disa nga të burgosur që ne i quajmë të privilegjuar. Ata aty do të kryejnë shumë punë, si në kuzhinë, mirëmbajtje të higjienës, etj”, thotë Hajrizi. E përuruar në dhjetor të vitit 2013, burgu i Sigurisë së Lartë që gjendet në Gërdovc të Podujevës është e ndërtuar vetëm për të burgosurit e rrezikshëm.

Mirëpo sipas Hajrizit ata ende nuk mund të transferohen në këtë burg për arsye se ka ende kompani që janë duke punuar aty. “Përderisa janë aty kompanitë, ne nuk mund ta bëjmë këtë”, tha Hajrizi. Përndryshe, sipas tij, në momentin që asnjë kompani nuk gjendet brenda hapësirës së burgut do të fillojë transferimi i të burgosurve.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)