Burgjet europiane, të mbipopulluara
Bruksel, 30 prill - Burgjet e vendeve europiane janë të mbipopulluara duke tejkaluar kapacitetin, thuhet në raportin statistikor vjetor të Komisionit Europian.
Në këtë raport u bëhet thirrje qeverive të ndryshme të vendeve europiane të ndërmarrin masat efektive për të zgjidhur këtë çështje serioze.
Sipas këtij raporti, në vitin 2012, burgjet e 47 vendeve europiane kanë pranuar 1 milion e 737 mijë të dënuar, 98% të kapacitetit të të gjitha burgjeve europiane.
Në raport theksohet gjithashtu se burgjet në Itali, Qipro dhe Belgjikë janë burgjet me numrin më të lartë të të burgosurve.
Komisioni Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ndërmarrin masa si, puna vullnetare ose lirimi me kusht për të zëvendësuar dënimin me burg.