18 Maj 2024

Burg i përjetshëm për serbin që mori pjesë në masakrën e Qyshkut

Prishtinë, 20 janar - Një serb 34 vjeçar nga Bosnja, u dënua sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Qarkut në Stokholm, për shkak të pjesëmarrjes së tij në masakrën e Qyshkut.

Ai ishte i akuzuar për krime kundër njerëzimit, për vrasje, për tentimvrasje dhe zjarrëvënie të shtëpive të shqiptarëve në fshatin Qyshk të Pejës. Gjykata ka gjetur shumë fakte se ai ka qenë i përfshirë në këtë masakër.

Provat janë bazuar nga shumë dëshmitarë, por edhe dëshmi tjera që i kanë mundësuar prokurorisë ta ndjek këtë procedurë deri në fund. Prokurori i lëndës, Lars Hedvall, është i kënaqur me vendimin.

“Është kënaqësi kur gjykata bindet në vlerësimin tim”, ka thënë ai për ditoren suedeze Skanskan. Hedvall tani do të rishikoj ankesën me 150 faqe dhe do ta diskutojë atë me kolegët e tij. “Të shohim se si të veprojmë”.

Një prej gjyqtarëve në porotë ka mendim tjetër. Ai thotë se verdikti duhet të anulohet. Të njëjtën e thotë edhe avokati mbrojtës, Bertil Schultz.

“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë besueshmërinë e identifikuesve”, thotë ai.

Një pjesë e provave bazohet edhe te bisedat telefonike të Martonivocit. Sipas këtij avokati, ato nuk duhet të merren për bazë në këtë rast, ndaj do të shtroj ankesë.

Sipas prokurorëve, serbi është fajtor për së paku 31 vrasje. Por, gjykata e bënë përgjegjës për 29. "Gjykata ka konstatuar se i akuzuari në bashkëfajësi, bashkërisht dhe në konsultim me persona tjerë të forcave serbe, është fajtor për vrasjen e 29 civilëve shqiptarë të Kosovës. Ai është gjithashtu fajtor për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës", thuhet në vendim.

Goran Hjalmarsson, që ka ndihmuar shtatë nga 14 paditësit, nuk ka biseduar ende me ta, por e di se si do të reagojnë.

“Ata do të ndjehen shumë të lumtur”, thotë ai. “Kjo do të thotë shumë për ta. Ata kanë dëshmuar në konteste të ndryshme në Serbi, por nuk janë trajtuar mirë. Jam i bindur se është një çlirim për ta”.

Gjykata nuk ka publikuar emrin e të dënuarit. Në bazë të raportimeve të mëhershme të mediave suedeze, mund të mësohet se ai quhet Milic Martinovic , se ai ka kishte siguruar azil në Suedi, dhe se është arrestuar në prill të vitit 2010.

Sipas ligjit suedez, vendimi për burgim të përjetshëm mund të ndryshoj tek pas 15-25 viteve, pas së cilave mund të ekstradohet në Serbi.

Familjet, ndaj anëtarëve të të cilave u kryen krimet më 14 maj 1999, do të marrin dëmshpërblim prej 150-200 mijë koronash (15-20 mijë euro).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)