Bullgaria konfiskon 8.7 kg heroinë në një makinë me targa të Kosovës
Sofje, 21 shkurt - Policia e Bullgarisë ka zbuluar dhe konfiskuar 8.7 kg heroinë në një makinë me targa të Kosovës.
Droga bëhet e ditur se u kap në pikën doganore Kapitan Andrevo. Lënda narkotike mësohet se kapte vlerën e rreth gjysmë milioni eurove.
Zbulimi i heroinës u bë gjatë kontrollit të automjetit tip Audi, i cili ishte nisur nga Turqia me destinacion Kosovën.
Mësohet se në automjet ndodheshin dy persona me nënshtetësi malazeze. Droga e ndarë në tetë pako, ishte fshehur në një poshtë ndenjëseve të makinës, në një kasafortë të veçantë.