Bullgaria konfiskon 22 kilogramë narkotikë
Sofje, 10 gusht - Autoritetet bullgare thanë se kanë konfiskuar më shumë se 22 kilogramë heroinë në kufirin më Bosnjën.
Dogana e Bullgarisë njoftoi të enjtën se inspektorët kanë gjetur drogë në një veturë në pikën kufitare Kapitan Adrevo.
Njoftimi për media i këtij mekanizmi bëri të ditur se heroina ishte kontrabanduar nga Stambolli për në Bosnjë.
Vlera e sasisë së gjetur të drogës konsiderohet të jetë 1.5 milion dollarë.
Ajo fshihej në 23 paketa në tankun e veturës, të cilën po e ngiste një boshnjak 44 vjeçar.