Bullgaria konfiskon 112 kilogramë heroinë
Sofje, 13 nëntor - Policia e Bullgarisë ka konfiskuar 112 kilogramë të drogës heroinë, që ishte e fshehur afër kufirit me Turqinë.
Zyrtari më i lartë policor i Bullgarisë Svetlozar Lazarov tha se 119 paketime të drogës, me vlerë rreth 7 milionë euro, ishin fshehur nën tokë, në një fermë.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar. Bullgaria, që iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2007, njihet si vend transit masiv i trafikimit të drogave.
Lazarov tha se policia, vetëm për këtë vit, kanë konfiskuar një tonelatë heroinë, gjysmë ton droga sintetike, 50 ton marihuanë dhe më shumë se 100 kilogramë kokainë.