Bullgari: Digjen 500 kilogramë drogë me vlerë 15 milionë euro
Sofje, 22 mars - Rreth 566 kilogramë drogë, me një vlerë më tepër se 15 milionë eurosh, u dogjën dje në Sofje, njoftoi Zyra e Doganave në një komunikatë.
Mes drogave të djegura, të konfiskuara gjatë operacioneve të policisë dhe kontrolleve kufitare, gjendeshin 90 kilogramë heroinë, 34 kilogramë amfetaminë dhe 442 kilogramë marijuanë, me një vlerë në tregun e zi prej 30 milionë levash, ose 15,3 milionë eurosh, deklaroi Zyra e Doganave.
Zyra e Doganave shkatërron rregullisht substanca të paligjshme, pasi kanë shërbyer si pjesë dëshmie dhe pasi dënimet e trafikantëve kanë hyrë në zbatim.
Rreth 29 tonë drogë janë djegur në Bullgari gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit.
Bullgaria, që ndodhet në një nga rrugët kryesore të drogës mes Lindjes së Mesme dhe Evropës Perëndimore, ka sekuestruar një total prej 2 350 kilogramë drogë në vitin 2011, përfshirë 423 kilogramë heroinë dhe 361 kilogramë amfetaminë.