Bukoshi dhe Tolaj sërish në gjykatë
Prishtinë, 8 shkurt - Gjykata Themelore e Prishtinës do të fillojë sot me shqyrtimin e ceshtjes ndaj dy të akuazuarve ish-Zv. kryeministrin, Bujar Bukoshi dhe ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj.
Avokati mbrojtës i Tolajt, Korab Rexhepi tha për Radio Kosovën, se në senacën e sotme do të paraqitet fjala hyrëse e prokurorit e më pas edhe e mbrojtjes, një risi kjo që nuk ka ekzistuar në kodin e përkohshëm të procedurës penale.