25 Dhjetor 2024

Buhler takon komandantin e ushtirsë së Sebrisë Miloje Miletic

Prishtinë, 31 gusht - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Bühler, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura Serbe, Gjenerali Miloje Miletic, kanë mbajtur sot, një takim të nivelit të lartë të Komisionit të Përbashkët për Implementim (KPI) në kampin e KFOR-it Villaggio Italia në Pejë.

Gjenerali Bühler informoi Gjeneralin Miletic për gjendjen në Kosovë në përgjithësi dhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës në veçanti.

Komandanti i KFOR-it bëri një përmbledhje të zhvillimit të ngjarjeve që nga 25 Korriku 2011 dhe të masave të ndërmarra nga KFOR-i.

Ai e bëri të qartë se mirëkuptimi i përbashkët i arritur me palët e përfshira ishte vetëm i ndërmjetësuar nga ai dhe se masat e KFOR-it janë marrë në mënyrë të pavarur nga ana e KFOR-it dhe të tërësisht të bazuara në arsye të sigurisë.

Procedurat e kontrollimit dhe restrikicionet e vendosura në porta nga komandanti i KFOR-it për të siguruar ambient të sigurtë janë shpjeguar nga Gjenerali Bühler. Kalimi nëpër porta mbetet i kufizuar për arsye të sigurisë.

Portat janë të hapura për automjete private dhe autobusë. Kamionëve u është ndaluar kalimi por me përjashtime. Mallërat për Kishën Ortodokse Serbe lejohen të kalojnë. Ndihma humanitare lejohet nën kushte të caktuara.

Gjenerali Bühler falenderoi Gjeneralin Miletic për informim të ndërsjellë dhe komunikim të afërt gjatë ditëve të krizës.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për komentet mjaft të
dobishme dhe qetësuese të autoriteteve Serbe të Mbrojtjes përgjatë javëve të fundit.

KPI në të gjitha nivelet ka treguar funksionalitetin dhe efikasitetin e vet që nga fillimi i krizës gjatë natës së 25 korrikut.

Të dy gjeneralët vlerësuan se edhe në situata të tilla tensionuese, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe ka qenë shumë i mirë dhe profesional i bazuar në respekt të ndërsjellë.

Shembuj të këtij bashkëpunimi të suksesshëm janë patrullat e sinkronizuara përgjatë vijës administrative kufitare apo shkëmbimi i informatave të sigurisë nga të dy anët e kufirit ndërmjet Grupeve Luftuese Shumëkombëshe të KFOR-it dhe brigadave të Forcave të Armatosura Serbe dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ndërkufitar të KPI-së.

Pavarësisht nga incidentet e javës së parë të krizës, situata e përgjithshme përgjatë vijës administrative kufitare ka mbetur relativisht e qetë dhe stabile.

Disa aktivitete kriminale ndërkufitare, si kontrabanda, imigrimet ilegale apo prerja ilegale e pyjeve, do të trajtohen me bashkëpunim profesional të forcave të sigurisë të të dy anëve dhe patrullime të sinkronizuara përgjatë vijës administrative kufitare.

Në të vërtetë, pas ngjarjeve në veri dhe mirëkuptimit të përbashkët, ky bashkëpunim do t’i adaptohet situatës së re e cila do të diskutohet dhe koordinohet në kuadër të Komisionit të Përbashkët Implementues.

Të dy gjeneralët shkëmbyen informata dhe pikëpamje mbi situatën e përgjithshme në Kosovë. Edhe kësaj here, takimi është mbajtur në atmosferë mjaft bashkëpunuese të besimit të ndërsjellë.

Konferenca e nivelit të lartë të KPI-së ishte takimi i fundit ndërmjet Gjeneralit Miletic dhe Gjeneralit Bühler para përfundimit të mandatit të komandantit të KFOR-it më 9 Shtator 2011.

Të dy gjeneralët e falenderuan njëri-tjetrin për bashkëpunim të mirë dhe profesional.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë me pasardhësin e Gjeneralit Bühler në mënyrë që komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe të zhvillohet dhe ngritet në nivel të duhur.

Takimet e KPI-së mbahen rregullisht ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve ushtarake Serbe në nivele të ndryshme që nga viti 1999, pas obligimeve të dala nga Marrëveshja e Kumanovës.

Qëllimet primare të këtyre takimeve janë monitorimi, ndërlidhja dhe dekonfliktizimi si përmbushje e kërkesave të Marrëveshjes Teknike Ushtarake e cila përfshinë p.sh. shkëmbimin e informatave lidhur me forcat e sigurisë në të dy anët e vijës administrative kufitare, ushtrimet e tyre dhe operacionet apo çështjet lidhur me sigurinë në vijën administrative kufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)