Buhler shpërbën grupin e betejës Jug te KFOR-it
Prishtinë, 20 janar - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka shpërbërë Grupin e betejës Jug, në kuadër të ristrukturimit të ri të forcave të këtij misioni në Kosovë.
Buhler njoftoi se tani e tutje nuk do të ketë grupe të betejave siç kanë qenë më parë, por KFOR-i do të ketë dy grupe mobile, të cilat do të jenë të gatshme.
Bëhet e ditur se njëri grup mobil do të ketë kampe në qytetin e Pejës, Suharekës e Rahovecit, ndërkaq grupi tjetër në Ferizaj, Vushtrri e Leposaviq.
Sipas komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler ky ristrukturim dhe zvogëlimi i trupave të KFOR-it po bëhet bazuar në situatën e qetë e stabile në Kosovë