23 Dhjetor 2024

Buhler: Procesi i zgjedhjeve, në përgjithësi, ka qenë i qetë

Prishtinë, 12 dhjetor - Gjenerali Erhard Bühler, Komandant i KFOR-it, sot pas mbylljes së vendvotimeve, vlerëson ditën e zgjedhjeve, në përgjithësi, si të suksesshme për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Situata në ditën e zgjedhjeve në Kosovë në përgjithësi ishte e qetë dhe stabile, ku nuk është raportuar ndonjë dhunë e rëndësishme. Nuk kishte asnjë shqetësim apo çrregullim të madh publik. Në parim, gjendja e sigurisë ishte nën kontroll të Policisë së Kosovës që u mbështet nga policia e EULEX-it. Një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it ishte dhe ende është në gatishmëri dhe i përkushtuar që të mbështesë forcat policore, nëse kërkohet. Dita, në përgjithësi ishte një sukses dhe progres për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Por, dënohet dëmtimi i qëllimshëm i shtëpisë sonë të Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim në Zubin Potok dhe është e qartë se ky krim është kryer për të frikësuar votuesit”, ka thënë Buhler.

Pas procesit të kujdesshëm të planifikimit së bashku me Policinë e EULEX-it dhe Policinë e Kosovës, KFOR-i ka zbarkuar 1.140 ushtarë në vende të ndryshme prej nga, me paralajmërim të shkurtër, mund të arrijnë shpejtë në çdo pikë me potencial për të shkaktuar telashe. Pothuajse të gjithë helikopterët e KFOR-it ishin të gatshëm për transportimin e tyre. Pjesëtarët e KFOR-it në përgjithësi kishin shtuar dukshmërinë e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Por, një numër i ushtarëve të KFOR-it janë alarmuar që të jenë të gatshëm nëse kërkohen si rezervë taktike. Shtabi i Përgjithshëm në Prishtinë dhe në Grupet Shumëkombëshe Luftuese kanë qenë dhe janë me efektiv të plotë në monitorimin e çdo situate në zona të ndryshme të përgjegjësisë dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme, nëse kërkohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)