23 Dhjetor 2024

Buhler: Policia e Kosovës e aftë të kontrollojë rendin publik

Bruksel, 27 janar - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Erhard Bühler më 26 janar 2011, në Bruksel informoi Komitetin Ushtarak të NATO-s për situatën në Kosovë dhe kontributin dhe progresin e KFOR-it në stabilitetin e sigurinë në Kosovë.

Komiteti Ushrarak i NATO-s (MC) është i përbërë nga Shefat e Mbrojtjes së shteteve anëtare të NATOs dhe është autoritet më i lartë ushtarak i aleancës.

Ai i ofron Këshillit Veri Atlantik këshilla ushtarake të bazuara në koncensus në pajtueshmëri nga të gjithë Shefat e Mbrojtjes së NATO-s. Komandanti Suprem i Forcës së Përbashkët për Evropë (SACEUR) mori pjesë në konferencën e Komitetit Ushtarak.

Komandanti i KFOR-it theksoi se situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile, përkundër disa përplasjeve të vogla dhe ngjarjeve në Mitrovicë me 11 shtator 2010.

"Policia e Kosovës (PK) e përkrahur nga EULEX-i është në përgjithësi e aftë të kontrollojë rendin publik dhe të kontrollojë shqetësimet e vogla. Prandaj, edhe pas riorganizimit të KFOR-it dhe reduktimit të numrit të ushtarëve, KFOR-i do të vazhdojë të ketë kapacitete të mjaftueshme të përkrahë EULEX-in dhe PK-në në rast të trazirave të mëdha", ka deklaruar Buhler.

Bashkëpunimi i KFOR-it me EULEX-in dhe me PK-në sipas tij është e orientuar në detyra dhe arritje të qellimeve të përbashkëta.

Ai ka theksuar se trajnimi i Forcave të KFOR-it për Kontrollim të Turmave dhe Trazirave ndihmon të mbahet aftësia në nivel të lartë si dhe ushtrimet e përbashkta dhe të rregullta me EULEXin përkrahin mirëkuptimin e ndërsjellë dhe rrisin efektivitetin e përbashkët.

Prandaj sipas tij në një të ardhme të parashikushme aftësia e KFOR-it ti përgjigjet trazirave të mëdha është e siguruar me një nivel të lartë të profesionalizmit.

Në veri të Kosovës situata e sigurisë është përmirësuar për shkak të operacionit të quajtur “Vendosmëri e Përbashkët për Veriun” nga KFOR-i, PK-ja dhe EULEX-i që nga tetori i vitit 2010. Situata e përgjithshme e sigurisë ka shënuar rritje. Përpjekjet e përbashkëta kanë reduktuar shkallën e dhunës dhe kriminialitetit dhe janë të mirëpritura nga popullata.

Gjenerali Buhler gjithashtu ka vlerësuar situatën në kufijë dhe vijën kufitare administrative (ABL). Situata e përgjithshme është e qetë dhe stabile poashtu.

Demarkacioni i kufirit me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka përfunduar dhe detyra e monitorimit të pjesës së parë të këtij kufiri i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

Procesi i demarkacionit përgjatë kufirit me Malin e Zi mund të përfundojë në verë gjatë këtij viti. KFOR-i është dhe do të mbetet përgjegjës për vijën kufitare adminstrative.

Komandanti i KFOR-it theksoi se për shkak të situatës së përmirësuar në Kosovë dhe kapaciteteve të rritura të PK-së është bërë e mundur të realizohet plani për riorganizimin e KFOR-it dhe të reduktohet numri i ushtarëve.

"Në të njejtën kohë fleksibiliteti, lëvizshmëria dhe gatishmëria e KFOR-it do të rritet në mënyrë që ta përmbushë edhe me tutje misionin."

Gjenerali Bühler vecanarisht theksoi se që nga 1 marsi 2011, KFOR-i do të ketë një strukturë krejtësisht të re. Shtabi qendror i KFOR-it do të marrë udhëheqjen direkte në të gjitha ish rajonet e Grupeve Luftarake.

Të dy Grupet Shumëkombëshe Luftarake krejtësisht të reja më nuk organizohen në nivel rajonal. Ato nuk kanë zonë fikse të përgjegjësisë.

Nën komandën e Komandantit të KFOR-it dhe në bazë të nevojave operacionale trupat nga të dy Grupet Shumëkombëshe Luftarake mund të zbarkojnë cdokund në Kosovë.

Të vetmet organizata të KFOR-it me përgjegjësi rajonale janë Detashmentet e Përbashkëta Rajonale (JRD) të krijuara rishtazi.

Ato nuk kanë detyra operacionale (si psh Kontrollimin e turmave dhe trazirave, kontrollimin e veturave ose patrullime).

Ato janë pikë kontakti për qytetarët në Kosovë dhe për vendim marrësit rajonal, politik apo administrative dhe përfaqësuesit e religjioneve të ndryshme.

Buhler gjithashtu reflektoi për faktin se mund të jetë e nevojshme për misionin e KFOR-it të mbajë disa burime të cilat kanë qenë në dispozicion deri më tani.

Gjenerali Bühler e përmbledhi raportimin e tij për Komitetin Ushtarak duke thënë se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i aftë të përmbushë misionin e tij nga 1 marsi 2011 e më tutje pasi që të jetë riorganizuar.

Ai është optimist se situata e përgjithshme në Kosovë do të vazhdojë të përmirësohet dhe përgjegjësia për monitorimin e shumicës së kufijve dhe detyrat tjera si psh., ruajtja e vendeve me trashëgimi mund tí dorëzohen policisë së Kosovës.

Prandaj në të ardhmen dhe me një rritje të stabilitetit politik, social dhe ekonomik KFOR-i do të mund të vazhdojë të reduktojë prezencën e vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)