Buhler: Policia e Kosovës do të marrë më tepër kompetenca
Prishtinë, 30 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, deklaron se misioni i drejtuar prej tij kërkon të transferojë sa më shumë kompetenca tek Policia e Kosovës.
Në një intervistë për Radion Blu Sky, Byhler theksoi se në kuadër të ristrukturimit të KFOR-it nuk do të ketë më zona të caktuara të përgjegjësisë të grupeve vepruese.
\"Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it do të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa të dy forcat vepruese që do të mbesin, në këtë rast do të jenë bashkërenduese\", theksoi Byhler.
Ai e vlerësoi përgjithësisht si të mirë situatën e sigurisë në mbarë Kosovën. \"Mund të themi përfundimisht se është shumë më e mirë sesa mund të mendojnë persona të ndryshëm në Evropë, theksoi komandanti i përgjithshëm i KFOR-it.