Buhler: KFOR-i mbeshtet avancimin dhe forcimin FSK-së
Prishtinë, 2 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe është e angazhuar në bashkëpunimin me KFOR-in dhe me faktorët tjerë, të kontribuojë për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, është shprehur kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler i ka shprehur urimet më të përzemërta në emër të KFOR-it, Thaçi për rizgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ka e ka vlerësuar të shkëlqyeshëm bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve kosovare me KFOR-in, bashkëpunim ky që vetëm sa do të fuqizohet në shërbim të sigurisë së plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Buhler në takim ka vënë theksin edhe në mbështetjen e KFOR-it në avancimin dhe forcimin strukturor të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në këtë drejtim rezultatet vetëm sa do të thellohen.