23 Dhjetor 2024

Buhler ka premtuar mbështetje në luftimin e kontrabandës

Prishtinë, 11 shkurt - Gjendja e sigurisë në Kosovë është shumë më e mirë se si perceptohet në disa qarqe evropiane, ka thënë komandanti i KFORI-it, gjenerali gjerman Erhard Byhler.

Ai këto komente i bëri të premten gjatë vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës. Gjenerali Buhler ka theksuar se reduktimi i forcave të sigurisë e dëshmon këtë.

 Siguria sipas Buhler nuk ka gjithnjë dimension ushtarak dhe për këtë arsye, ka ndërlidhje mes gjendjes së sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Reduktimi I forcave të KFORI-it e dëshmon përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

“Gjendja e sigurisë këtu është ndryshe se sa perceptohet në disa qarqe evropiane. Ndërsa rreth imazhit, zhvillimit ekonomik dhe gjendjes së sigurisë ekziston një ndërlidhje shumë e ngushtë.”

Kurse për luftimin e kontrabandës në veri, Buhler ka premtuar se e mbështesin në këtë drejtim Policinë e Kosovës dhe të Eulexit. Ai ka premtuar së shpejti rezultate konkrete nga operacioni I përbashkët I tyre I filluar në tetor të vitit të kaluar.

Kurse kryetari i Odës Safet Gërxhaliu falënderoi Byhler për angazhimin e tij në krijimin e sigurisë, që është e rëndësishme për ekonominë:

“Është për tu inkurajuar angazhimi i tij në luftë kundër informalitetit dhe kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës dhe besoj se në këtë drejtim do të jetë një figurë e cila do ti pushtojë zemrat e kusarëve me punës, angazhimin dhe profesionalizmin e vet”, ka thënë ai

Sipas tij Byhler është një njëri që ka punuar për ngritjen e imazhit të Kosovës, ai ka kontribuar me reduktimin e trupave të KFOR-it që të rritet siguria e investitorëve për të ardhur në Kosove pasi që reduktimi tregon se niveli i sigurisë është në rritje.

Gjenerali Buhler njëherit njoftoi se së shpejti në Kosovë do të sjell një grup afaristësh nga Gjermania.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)