25 Dhjetor 2024

Bühler vizitoi komunën e Kamenicës

Prishtinë, 17 gusht - Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), Gjeneral Erhard Bühler, në vazhdën e vizitave të tij nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të takimit  të kryetarëve të komunave, përfaqësuesve  politik dhe fetar   vizitoi komunën e Kamenicës.

Gjeneral Bühler u mirëprit në ndrërtesën  e komunës nga kryetari i komunës Shaip Surdulli dhe përfaqësuesit e lartë dhe u informua mbi situatën e tanishme në qytet. 

Gjatë bisedës  kryetari vlerësoi  rolin ndërmjetësues të Gjeneral Bühler në zgjidhjen e situatës sfiduese në veri. 

Më pastaj Komandanti i KFOR-it pati një takim miqësor me  përfaqësuesit lokal të mediave duke theksuar  bashkëpunimin e mirë  në mes të komunës dhe KFOR-it dhe theksoi se komuna duhet te jetë shembull për komunat tjera për shak të partnershipit në mes të grupeve të ndryshme etnike.  

Gjatë  ecjes së tij nëpër qytet i shoqëruar nga  kryetari, Komandanti i KFOR-it vizitoi vendpunimin e ndërtesës së re të komunës ku ai u impresionua me progresin e punëve.
 
Më vonë  Komandanti i KFOR-it vizitoi Kishën Ortodokse serbe dhe Xhaminë  ku ai takoi autoritetet fetare te tyre.

Edhe me këtë rast Gjeneral Bühler veçoi faktin se njerëzit me besime të ndryshme jetojnë aty mirë të integruar dhe mundohen të zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut. 

Këto vizita  ndërmerren nga Komandanti i KFOR-it  si pjesë e programit të tij  të  bashkojë fetë në Kosovë në mëyrë që të përmirësojë  respektin e ndërsjellë, tolerancën dhe përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë.

Në fund gjatë vizitës Komandanti i KFOR-it gjithashtu vizitoi stacionet lokale të policisë  si dhe vizitoi  stacioinin Policor kufitar të Policisë së Kosovës në Muçivërce, ku ai pati një bisëdë të shkurtë  me komandantët dhe stafin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)