23 Dhjetor 2024

Bühler: Prespektiva e Kosovës dhe Ballkanit mesazhi i 24 marsit

Prishtinë, 24 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler ka thënë një e ardhme paqësore dhe prosperuse evropiane e Kosovës dhe Ballkanit perëndimor është mesazhi i 24 marsit.

“Është me rëndësi të përkujtojmë të gjitha viktimat e luftës tragjike para
dymbëdhjetë vjetësh", ka theksuar ai.

Megjithatë mesazhi më i rëndësishm i kësaj dite është sipas Buhler është se
se të gjithë qytetarët e të gjitha etnive, religjionve dhe orgjinave dhe të gjitha
institucionet ndërkombëtare duhet të punojnë shumë në mënyrë që ta
shtrojnë rrugën dejt një të ardhmeje pozitive, paqsore dhe prosperuese në
Evropë.

"24 marsi është një ditë e cila na kujton tragjedinë e tmerrshme të një
konflikti të armatosur, i cili nuk mund të shmangej me mjete politike pas
një serie të luftrave njejtë të tmerrshme në Ballkan gjatë viteve nëntëdhjetë
të shekullit të kaluar", është shprehur Buhler.

Pra sipas tij kjo me siguri që është një ditë e përkujtimit të të gjitha viktimave, të gjithë atyre që kanë vdekur nga kjo luftë e tragjike, e shtypjes së njerzve, vrasjeve jonjerzore kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të të gjitha etnive, religjioneve dhe origjinave.

Ai ka shtuar se kjo ditë duhet të jetë një ditë e refuzimit të dhunës dhe jotolerancës. Duhet të jetë një ditë e pajtimit dhe heshtjes komemorative.

Megjithatë 24 marsi duhet gjithashtu të jetë një ditë për të shikuar përpara
drejt të ardhmes së Kosovës dhe Ballkanit perëndimor.

Kjo e ardhme sipas tij mund të jetë vetëm një e ardhme evropiane, një integrim paqësor dhe prosperues në komunitetin e demokracive evropiane ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Buhler ka shtuar se për ta arritur këtë synim është me rëndësi të vazhdohet puna e zellshme për pajtimin e etniteve, një jetese paqsore së bashku, me tolerancë dhe besim të ndërsjelle. KFOR-i ka kontribuar në ofrimin e një kornize solide për një zhvillim të tillë tash e dymbëdhjet vjet.

"Ka ende shumë progress për tu parë, ne jemi dëshmitar të fillimit të bisedimeve premtuese politike, në mes të Prishtinës dhe Beogradit nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Unë jam shumë optimist se kjo do të qëndrojë dhe se njerëzit këtu do t’i korrin frytet e pajtimit dhe besimit të ndërsjellë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)