Bühler: KFOR nuk pranon kurrfarë dhune

Prishtinë, 26 korrik - Komandanti i KFORit Gjenerali Erhard Bühler i bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë kundër situatës së tashme në veri e as në vijën kufitare me Sërbinë.
KFORi nuk pranon kurrfarë dhune. Në nji shoqëri demokratike mendimet e ndryshme apo pozitat konfliktuoze duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore me diskutime dhe negociata.
KFOR është i informuar mbi situatën sonte dhe i ka alarmuar një numër të konsiderusëhëm njësish që të ndërhyjnë nëse është nevoja. KFORi mbikqyrë situatën dhe trupat e KFORit janë në veri të Kosovës dhe do të ndihmojnë për ta zbutur situatën nëse është nevoja.