Britania vazhdon ta mbështesë fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë
Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore. Gjatë këtij takimi, përveç diskutimit të çështjeve që kanë të bëjnë me fuqizimin e sundimit të ligjit, u diskutua edhe për vizitën të cilën planifikon ta zhvillojë Ministri Kuçi në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori OConnell ka ripërsëritur qëndrimin që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ti mbështesë reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë.
Ambasadori OConnell gjithashtu ka theksuar se një sistem i qëndrueshëm i drejtësisë në Kosovë është edhe në interesin e Mbretërisë së Bashkuar.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.