16 Janar 2025

Britania përkrahë sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17  shtator - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Britanisë së Madhe, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

Kryeprokurori Lumezi e falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë Britania e Madhe për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka njoftuar ambasadorin Britanik se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Britania e Madhe mund të kontribuoj,  me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)