Britania përkrah forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Prizren, 10 gusht - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O'Connell.
Në këtë takim fillimisht Ambasadori O'Connell i uroi kryeprokurorit Shala për detyrën e re. Me këtë rast, kryeprokurori Shala falënderoj Ambasadorin O'Connell për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tij në fushën e sundimit të ligjit.
Kryeprokurori Shala shprehu përkushtimin e tij në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe në mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Prizrenit.
Në anën tjetër, Ambasadori O'Connell ka ripërsëritur qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin në forcimin e sistemit të drejtësisë.