Britania ndihmon Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e legjislacionit
Prishtinë, 25 tetor - Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e nënshkrimit te “Memorandumit të Mirëkuptimit” në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Memorandumi i Mirëkuptimit” ka për qëllim mbështetjen me katër ekspertë ligjor, të cilët do të ndihmojnë Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante.