Britania e Madhe mbështetë fushatën Mendoj për ty
Prishtinë, 4 qershor - Ambasadori Britanik, Ruairí OConnell dhe Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës, sot kanë nënshkruar kontratën për grantin në mbështetje të aktivitetit Mendoj për ty.
Ky manifestim i artistes Alketa Xhafa është pjesë e fushatës së organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
OConnell ka thënë se dhuna seksuale është akt i tmerrshëm çnjerëzor.
\"Përdorimi i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka lënë mijëra viktima pa mbështetje apo qasje në drejtësi.\"
\"Është nder të mbështesim këtë fushatë, e cila thekson përvojën e viktimave dhe kërkesën e tyre për drejtësi dhe pranim në shoqëri, ka theksuar ai.