Britania e Madhe mbështet FSK-në
Prishtinë, 5 qershor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku, ka pritur sot në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Drejtorin për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe Steve McCarthy i shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ian Cliff, këshilltari i komandantit të FSK-së nënkolonel David Jones dhe dy atashe ushtarak.
Ministri Çeku informoi mysafirin me rezultatet e arritura, zhvillimin aktual në FSK dhe angazhimet për ngritje dhe profesionalizim e më tejmë në përputhje edhe me rekomandimet e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës - RSSSK.
Nga ana e tij drejtori McCarthy shprehu gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në, sidomos në zhvillimin e bashkëpunimit me NATO-n drejtë ngritjes së partneritetit formal.
Në takim morën pjesë sekretari i përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe drejtori i ekipit këshillues të NATO-s në MFSK Kevin Lynch.