Britania e Madhe konfirmon mbështetje për FSK-në
Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku priti në takim zëvendësshefin për Politika Bilaterale për Evropën Veriore, zonjën Debbie Brothers, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Clif, Carol Bell, si dhe atasheun ushtarak, nënkolonel Col Osment.
Ministri Agim Çeku dhe zonja Debbie Brothers diskutuan për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga formimi i saj si dhe të arriturat e saj deri me tani.
Ministri Çeku po ashtu e njoftoi zonjën Brothers për misionin e FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen si dhe falënderoi zonjën Brothers për mbështetjen që Anglia i ka dhënë FSK-së deri me tani si dhe kërkoj nga ajo që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje dhe të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të FSK-së dhe Britanisë.
Kurse delegacioni nga Mbretëria e Bashkuar e përgëzoi ministrin Çeku për të arriturat e FSK-së dhe punën e mirë të Ministrisë për FSK-në që është bërë deri me tani dhe premtoi së Britania edhe më tutje do të jetë përkrahëse dhe do ta mbështeste e FSK-në në të gjitha aspektet.
Delegacionin Britanez zhvilloi një takim edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Gjeneral Kastrati e njoftoj zëvendësshefin për Politika Bilaterale për Evropën Veriore mbi strukturën, misionin dhe mbi angazhimet për ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Në dy takimet u konfirmua nga të dyja palët bashkëpunimi i ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.