Britania e Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë
Londër, 1 tetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Ëestminster.
Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri Kuçi po zhvillon takime me zyrtarë te lartë të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve tjera. Sot, Ministri Kuçi është takuar me Drejtorin për Trajnim në Kolegjin Gjyqësor, Sh. T. Gjyqtar Philips, për të diskutuar për hapat që Ministria e Drejtësisë është duke i ndërmarrë për themelimin e Akademise së Drejtësisë.
Ministri Kuçi ka theksuar që në vazhdën e reformave të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë, kualiteti i punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës duhet që të ngritet. Qytetarët me të drejtë këkojnë llogaridhënie dhe shërbime më të mira. Akademia e Drejtësisë do të ketë rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë, duke kontribuar edhe në kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Njëkohësisht, Ministri Kuçi është takuar edhe me Ministrin britanik për burgje, z. Andreë Selous. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me finalizimin e marrëveshjes bilaterale për transfer të personave të denuar. Ministri Kuçi ka përsëritur vullnetin që është në interesin e të dy shteteve në konkludimin e kësaj marrëveshje sa më shpejtë. Gjithashtu, Ministri Kuçi ka njoftuar Ministrin Selous për përpjekjet që po bëhen në përmirësimin e infrastrukturës, trajtimit të burgosurve dhe funksionimit në të tërësi të Shërbimit Korrektues dhe Sprovues.