14 Janar 2025

Britania e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Prishtinë, 16 janar - Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim më Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi dhe Ambasadori Cliff, kanë biseduar rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, për sfidat kryesore, problematikat aktuale dhe vizionin e të ardhmes për të rikthyer besimin e plotë të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë në thellimin e këtij bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)