Breaathu: Komuna e Istogut prin me qeverisje të mirë në Kosovë
Istog, 11 maj - Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, ku temë e takimit ishte njohja nga afër e ambasadorit me komunën e Istogut si dhe rrjedhën e punëve që janë duke u bërë në këtë komunë.
Kryetari Haki Rugova tha se pati kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut dhe ambasadori shprehi gatishmërinë e tij që të përkrah komunën e Istogut dhe qytetarët e saj që është shumë e rëndësishme për ne.
Ky bashkëpunim me OSBE-në ka qenë i kamotshëm por po e shoh edhe më tutje angazhimin dhe disponimin e ambasadorit që të jetë përkrahës i komunës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset sepse është një komunë që ka një komunitet të përzier dhe ka një proces të mirë të kthimit tha ndër të tjera kryetari Rugova.
Ambasadori i OSBE-së Jan Breaathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat që prin me qeverisje të mirë në Kosovë, po ashtu është në ballë të çështjeve të të kthyerve dhe ambasadori lavdëroj kryetarin Rugova dhe komunën e Istogut për këtë dhe tha se ka ardhur që të shoh se çfarë mund të bëje OSBE tu ofroj ndihmë si komunë sepse OSBE-ja është këtu për ju dhe qytetarët e Kosovës.
Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku do të vazhdojmë ta mbajmë këtë bashkëpunim ndërmjet nesh edhe në të ardhmen u shpreh ambasadori Breaathu.
Kjo vizitë e ambasadori është si rrjedhore e vizitave që ambasadori ka filluar ti bëjë nëpër komuna më të vogla në Kosovë