Brammertz: Haga nuk po heton për "trafik organesh" në Kosovë
Hagë, 1 prill - Kryeprokurori i Tribunalit për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Serge Brammertz ka njoftuar se ky tribunal nuk është duke kryer hetime në lidhje me akuzat e hedhura nga Serbia për trafik organesh.
Prokuroria nuk është duke bërë hetime, prandaj nuk mund të komentoj se si po ecën. Informacionet e pakta që i ka pasur, prokuroria ia ka dërguar autoriteteve rajonale përgjegjëse."
"Carla del Ponte e ka bërë një gjë të tillë, është shprehur Brammertz në një intervistë për portalin kroat T-portal.