Bramertz: Mlladiq gjendet në Serbi
Hagë, 17 dhjetor - Çelësi i arrestimit të Ratko Mlladiqit është në Beograd, ka thënë kryeprokuri i Tribunalit të Hagës Serzh Bramertz.
Ai ka thënë për mediat serbe se kur është në pyetje Mlladiqi dhe Haxhiqi, Haga pret nga Serbia të bëjë atë që është e kuptueshme të pritet nga një shtet.
Ai ka përsëritur se Mlladiqi është gjallë dhe gjendet në Serbi, ndërsa çelësi për kapjen e tij gjendet në Beograd.