Braathu: Policia e Kosovës me e përgatitur dhe më profesionale në rajon
Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues, Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Braathu theksoi se Policia e Kosovës është policia me e përgatitur dhe më profesionale në rajon.
Ministri Sefaj falënderoi OSBE-në për përkrahjen që ka dhënë në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjen që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.