17 Maj 2024

Braathu ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit

Prishtinë, 17 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jep shteti norvegjez për sistemin prokurorial të Kosovës, ku është veçuar mbështetja që është duke u dhënë në projektin e sistemit menaxhues dhe informativ të lëndëve për sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Në fillim të takimit, u.d. i Kryeprokurorit Hoxha ka njoftuar Ambasadorin Braathu me punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, ndërsa ka theksuar se luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, është prioritet i punës së Prokurorit të Shtetit.

U.d. i Kryeprokurorit Hoxha po ashtu ka njoftuar Ambasadorin Braathu për aktivitetet që Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar me institucionet e sistemit të drejtësisë të qyteteve kufitare të Kosovës, me ato të Republikës së Shqipërisë për koordinim më të mirë në luftë kundër krimit ndërkufitar.

Ai ka thënë se aktivitete të tilla si me qytetet kufitare të Shqipërisë, pritet të zgjerohen edhe me qytetet kufitare të vendeve të tjera.

Në anën tjetër, Ambasadori Braathu ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit lidhur me bashkëpunimin me qytetet kufitare të Shqipërisë, ndërsa e ka inkurajuar që këto bashkëpunime të intensifikohen dhe me vendet tjera kufitare.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për mundësin e thellimit të bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit të Kosovës me atë të Norvegjisë, për çka Ambasadori Braathu ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar thellimin e bashkëpunimit në mes të sistemeve prokuroriale të dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)