22 Dhjetor 2024

BQK nënshkruan memorandumit me ISA-së nga Maqedonia

Prishtinë, 5 mars - Sot në auditorium të BQK-së është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit – MOU në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Mbikëqyrëse të Sigurimeve të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është shkëmbimi i informatave në mes të këtyre dy institucioneve për ndihmesë dhe lehtësim të detyrave reciproke. Gjithashtu si shtesë, do të ketë komunikimin në mes të këtyre autoriteteve për ndonjë ndryshim substancial në rregullativën dhe politikat e mbikëqyrjeve vendore respektive.

Kornizat e përgjithshme të kësaj marrëveshjeje janë Principet Bazë të Sigurimeve për Mbikëqyrje Efektive të Sigurimeve të dala nga Asociacioni Ndërkombëtar për Mbikëqyrësit e Sigurimeve.

Përfaqësuesit e të dyja palëve; guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi dhe kryetari i ISA (Insurance Supervisory Agency of the Republic of Macedonia) Klime Popovski, pasi vendosën nënshkrimin në memorandumin e mirëkuptimit, ju falënderuan njëri-tjetrit për bashkëpunim të deritanishëm dhe shprehën gatishmërinë për përmirësim të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)